Kodra e Diellit, organizohet manifestimi “Qyteti prej dëborës”

Nga sot deri më 21 shkurt nën organizimin e Qendrës Kulturore për Fëmijë “Karposh”-Shkup, në Kodrën e Diellit do të mbahet manifestimi tradicional për fëmijë “Qyteti prej dëborës”. Më 21 shkurt, do të organizohet vizita e “Qytetit prej dëborës” në formën e shëtitjes ditore, njofton Portalb.

Ndërtuesit e “Qytetit prej dëborës”, janë nxënës të shkollës fillore nga shumica e qyteteve të Maqedonisë.

Më 21 shkurt, në mesditë, ndërtuesit do t’ua dorëzojnë çelësin e “Qytetit prej dëborës” vizituesve me çka në mënyrë simbolike do të bëhen edhe hapja e këtij qyteti për të gjithë të interesuarit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button