MODEM Analizë: Mediumet proqeveritare, propagandë e pushtetit në vend fotografisë reale

TVM1, TVM2, Sitel, Alfa dhe Kanat 5, propagandojnë në favor të pushtetit, veçmas në fravor të partisë VMRO-DPMNE, ka konvergjencë redaktuese, mjaft të qartë nga zgjedhja e të gjitha temave, burimet e njëjta të cituara, përpunimi nga këndvështrimi i njëjtë, kështu që lajmet në televizione të ndryshme, mund të shihen sikur që janë të rregulluara nga një qendër e fuqisë, shfrytëzimin e logjikës së njëjtë të argumentimit ashtu sikur VMRO-DPMNE, po ndërtohet një zinxhirë i ekuivalencës mes përfaqësuesve të organizatave jo qeveritare ose ekspertëve që punojnë në procesin zgjedhor edhe partisë opozitare LSDM, njofton Portalb.

Kështu mund ta përmbledhim në disa pika, pamjen lajmeve të mediumeve në televizionet proqeveritare gjatë muajit të fundit, që është lëndë e analizës së Institutit për Studimet Komunikative.27259golema

“Vazhdojnë edhe të njëjtat matrica të strategjisë për demonizimin e LSDM-së, gjegjësisht favorizimin e VMRO-DPMNE-së, por edhe shfrytëzimin e vazhdueshëm të burimeve të njëjta që përfaqësojnë të njëjtën pikëpamje apo mendim. Edhe për këtë periudhë të mbikëqyrjes mund të vijmë në përfundim se produksioni masovik i lajmeve të strategjisë së domonizimit të opozitës dhe favorizimit të pozitës, në këto televizioni krijon antagoni të fortë politike”, shtohet te analiza.

Këto televizione shfrytëzojnë edhe strategjinë tipike për diskurset politike nëpërmjet ndërtimit të ekuivalencës mes përfaqësuesve të organizatave ose ekspertëve të cilët punojnë në procesin zgjedhor dhe opozitën, sipas analizës, në mënyrë sistematike e kanë shkatërruar debatin publik demokratik, njofton Portalb.

S i shembuj për lajme kritike në sferën politike theksohen televizionet 23Vesti Alsat M (në shqip dhe maqedonisht) dhe Telma, strategjitë e të cilave edhe pse rezistojnë ndaj diskursit të VMRO-DPMNE-së nëpërmjet mediumeve proqevertare, megjithatë nuk kanë fuqi që të krijojnë kundërpeshë nga informatat kontradiktore me të cilat shikuesi vet do ta formonte realitetin e ngjarjeve.

Ajo që mungon tek ata është praktika e gazetarisë hulumtuese në informimin ditor, ku sipas analizave më e rëndësishme është zhvillimi i pluralizmit politik dhe debatit publik.

Emisione me fyerje personale dhe gjuhë të urrejtjes

Në lidhje me emisionet informative, vijmë në përfundim se ekziston hapësirë për debat publik për çështjet aktuale të vendin, por televizionet e orientuara proqeveritare, përpiqen që fillimisht t’i propagandojnë pikëpamjet e strukturave politike të partisë në pushtet, ndërkaq qëndrimeve dhe mendimeve të opozitës. Ose nuk u japin hapësirë fare ose i sulmojnë duke i demonizuar.

Këto emisione janë “Jadi Burek” në Sitel, “Milenko Lejt Najt Shou” në Kanal 5, udhëheqësit që në kontinuitet e shkelin nenin 14 të Kodeksit të Gazetarëve, në të cilën kërkohet distancë profesionale nga subjektet politike, të mos përdoret gjuhë ekstreme me ofendime të hapura personale dhe vullgaritet, por edhe të mos ketë kualifikime negative që paraqesin gjuhë të urrejtës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button