Jeta dhe rruga drejt lumturisë

Ne si qenie, jemi një ndër qeniet më të dalluarat nga mënyra se si i zgjedhim problemet që na ndodhin në jetën e përditshme. Pra, ajo që na dallon prej tjerëve është se ne LOGJIKOJMË në plotëkuptimin e fjalës…
Por për të kuptuar JETËN, është një ndër gjërat më të pamundura, sepse nuk është e definuar, e ne si njerëz jemi pjesë të saj…
Njeriu jetën e jeton, e humb, dështon, lëndohet, pikëllohet, beson, bën shumë gabime, por mbi të gjitha MËSON…
Ne jetën e jetojmë ashtu sikur jemi në një rruge krejtësisht të drejtë, që shumë lehtë mund ta shikojmë fundin e kësaj rruge, por jo, në këtë rast fatkeqësisht nuk mundë të shohim as pikën e fillimit të kësaj rruge, pasi aq shumë është e mbuluar me mjegulla që nuk arrijmë të shohim as vetveten.
Ndërsa qëllimi jonë është gjithmonë që ta shohim fundin e rrugës. Ndonjëherë lodhemi, mendojmë të dorëzohemi, por përsëri jemi shumë kureshtarë për fundin e kësaj rruge, pra qëllimin e kemi te fortë. Me thyerjen e këtyre barrierave gjithmonë e më shumë gëzohemi, ndjejmë një kënaqësi të suksesit dhe ritet vullneti për punë. Pra kjo është ndjenja e të qenurit të suksesshëm, në qoftë se pak arrin sukses asnjëherë nuk do të ndalesh se qenurit i/e suksesshme.

Dhe vazhdojmë këtë rrugë por ende nuk po e shohim fundin e kësaj rruge te “çuditshme”. Por pa marrë parasysh ne përsëri jemi të lumtur…! Nga ana tjetër ne kemi shumë shpresa për të qenë të suksesshëm në këtë rrugë. Por ne e dimë se shpresa është diçka që ne dëshirojmë që të ndodh, e BESIMI është të besosh se diçka do të ndodh, por GUXIMI është të bësh që të ndodh diçka…
Duke vazhduar rrugën mendojmë se nuk ka ndryshuar asgjë, por kur e kthejmë kokën mbrapa shohim se sa “viktima “kemi lënë mbrapa neve, të cilët nuk patën qëllim dhe sukses në këtë rrugë.
Pra e gjithë çështja e kësaj është se ne sa punojmë dhe sa dëshirojmë të arrijmë fundin e kësaj rruge…Pra njeriu gjithmonë duhet të punojë, sepse asgjë në këtë botë nuk është e pamundur, gjithçka është e mundur, gjithçka varet prej neve se ne sa dëshirojmë të arrijmë diçka…
Ndoshta vet thyerja dhe kalimi i këtyre pengesave na bën neve të LUMTUR dhe të vazhdojmë ketë rrugë pa kurrfarë frike, po përderisa ne po kërkojmë LUMTURINË, nga ana tjetër ne po e shijojmë atë, pra lumturi është të arrish sukses, të arrish qëllimin tënd…
Dhe e vetmja dritë që do të ndriçon këtë rruge, që do na tregon drejtimin e vërtetë të jetës është LIBRI dhe DITURIA. Në çdo vend dituria parqet bazën më të sigurt të një populli. Arsimimi është fizionomi e një kombi. Sepse sa lexon, aq dinë, sa dinë aq punon, sa punon aq ke! Pas fjalës LEXO nuk ka kufizime, lexo çfarë të duash. Pra lexo është urdhër universal që i drejtohet njeriut në përgjithësi për kërkimin e të gjitha dijeve ne tërësi.
Pra duke e ditur se e gjithë çështja apo problemi jonë është të lexuarit dhe të mësuarit pse po kemi ende probleme dhe shumë viktima që nuk mund t’ia dalin mbanë që ta kalojnë këtë rrugë..??!
Por kur ne do të arrijmë tek fundi i kësaj rruge….? Në fakt a ekziston fundi i kësaj rruge…?!
Andaj duhet te punojmë të punojmë fortë, të mësojmë se fundi i kësaj rruge asnjëherë nuk do të dihet…Por edhe mos luftoni kur te jeni të lumtur përgjithmonë, se diçka e tillë nuk e ekziston, LUMTURIA është diçka momentale…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button