Neymar: Rinovimi? Jam optimist

Një nga temat më të nxehta në shtëpinë e Barcelonës në këto momente kur gjërat për skuadrën e Luis Enriques po shkojnë në mënyrën më të mirë, është rinovimi i kontratës me sulmuesin brazilian Neymar Jr.

Për talentin 24-vjecar interesohen shumë skuadra madje disa klube angleze janë të gatshme të paguajnë edhe klauzolën e largimit të tij nga Barcelona që kap shifrën e 190 milionë Eurove, por klubi katalanas kurrësesi nuk dëshiron ta humbasë lojtarin dhe po punon për të zgjatur marrëveshjen e bashkëpunimit me të.

Për të shuar zërat për një largim të mundshëm të tij nga Barcelona mendoi vetë Neymar i cili në një intervistë në përfundim të ndeshjes ndaj Celtës u shpreh se bisedimet për rinovimin e kontratës janë në rrugën e duhur.

” Jam optimist se së shpejti do të arrimë një marrëveshjeje, ishin këto disa nga fjalët e 24-vjecarit.  Pavarsisht interesimit të shumë klubeve Neymar është i lumtur te Barcelona dhe dëshiron të vazhdojë të shkruajë historinë përkrah lojtarëve të tillë si Messi, Suarez e Iniesta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button