Besimi-Lajçak: Maqedonia ka nevojë për ndihmën Evropiane

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Fatmir Besimi gjatë vizitës së tij ne Bruksel, realizoi takim me Miroslav Lajçak, Zëvendëskryetar i Qeverisë Ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Republikës së Sllovakisë.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit diskutuan për Reformat Urgjente Prioritare të Republikës së Maqedonisë në procesin e aderimit drejt Bashkimit Evropian, të vërtetuara me konkluzionet e Këshillit të BE-së, veçmas u theksua rëndësia e plotësimit të detyrimeve të dialogut politik, njofton kabineti i Besimit.

Lidhur me gjendjen aktuale të migrantëve, Besimi theksoi se bashkëpunimi në lidhje me krizën e migrantëve është e rëndësisë së veçantë, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e kyçur edhe Maqedoninë, janë vende transiti për migrantët dhe për atë është e nevojshme mbështetja nga Bashkimi Evropian.

Në fund të takimit dy bashkëbiseduesit ranë dakord për thellimin e të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira ekzistuese bilaterale në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunim të afërt në sfera me interes të përbashkët, njofton kabineti i Besimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button