“Aktet e Rusisë dhe forcave të Asadit rritën vdekjet dhe migrimin”

Ambasadori i Lituanisë në Ankara, Audrius Bruzga, në lidhje me praninë ushtarake të Rusisë në Siri dhe fluksin e refugjatëve të nxitur nga bombardimet në Halep ka pohuar se “Pyetja e vërtetë është: Çfarë bën Rusia në Siri? Përse ndodhet atje? Askush nuk ka një përgjigje të kësaj pyetjeje. Nuk kanë asnjë fjalë që të shprehin qartë se çfarë kërkojnë atje rusët. Thonë se luftojnë me DAESH-in. A është e vërtetë kjo? Të vërtetat në terren nuk e tregojnë këtë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Bruzga për gazetarin e AA-së krahas marrëdhënieve dypalëshe mes Turqisë dhe Lituanisë ka folur edhe për zhvillimet në Siri dhe krizën e refugjatëve si dhe tensionet që krijojnë në vendet Balltike politikat e Rusisë në Krime, Ukrainë dhe Siri.

Ai duke theksuar se edhe pse nuk ka një pozitë gjeografike të afërt mes Turqisë dhe Lituanisë ato afrohen me njëra-tjetrën me dëshirën për bashkëpunim, me politikat që ndjekin në anë të sigurisë dhe stabilitetit si dhe me të qenurit aleatë të NATO-s, ku gjithashtu edhe procesi i anëtarësimit në BE afron akoma edhe më tej Turqinë. Bruzga u shpreh më tej se Turqia e meriton vlerësimin për qëndrimin e mbajtur ndaj refugjatëve sirianë.

Duke vënë në dukje se me afërsisht 3 milionë refugjatë sirianë të strehuar Turqia po përballet me një detyrë shumë të vështirë, Bruzga u shpreh se: “Duke patur parasysh edhe situatën e fundit në Halep, numri i refugjatëve në vendin tuaj do të rritet edhe më shumë. Turqia me një qëndrim njerëzor po ndihmon fqinjët në vuajtje. Keni hapur zemrat dhe shtëpitë tuaja. Për nevojat e tyre keni ofruar paratë dhe burimet tuaja”.

Bruzga ka pohuar se BE-ja do të kryejë përgjegjësitë e saj që ka në lidhje me çështjen e refugjatëve dhe ka theksuar më tej se: “Do të punojmë me zemër dhe do të kryejmë rregullimet ligjore të nevojshme. Fillimisht do të përpiqemi të ndalojmë fluksin e refugjatëve, do të krijojmë fonde për të përballuar nevojat e strehimit për të ardhurit dhe do të ndajmë ata që kanë ardhur për aventura nga ato që kanë nevojë. Duhet të ndajmë se kush është refugjat dhe kush kërkon të abuzojë me këtë situatë”.

– “Pyetja e vërtetë është kjo: Çfarë bën Rusia në Siri?”-

Bruzga ka theksuar se shkaku kryesor i fluksit të refugjatëve është destabiliteti politik në Siri. Ai ka vlerësuar se “shkaku i shtyrjes së bisedimeve të Sirisë në Gjenevë është se disa vende nuk dëshironin të ndalnin luftën dhe në vend që të qetësonin këtë situatë ata e nxitën akoma edhe më shumë. Gjithashtu shprehet më tej se nëse vërejmë situatën e fundit në Halep edhe pse komuniteti ndërkombëtarë kërkoi armëpushim, aktet e Rusisë, forcave të Asadit dhe elementëve të tjerë aktivë në rajon nxitën vdekjet dhe migrimin.

“Pyetja e vërtetë është kjo: Çfarë bën Rusia në Siri? Përse ndodhet atje? Askush nuk ka një përgjigje të kësaj pyetjeje. Nuk kanë asnjë fjalë që të shprehin qartë se çfarë kërkojnë atje rusët. Thonë se luftojnë me DAESH-in. A është e vërtetë kjo? Të vërtetat në terren nuk e tregojnë këtë. Rusët kanë në objektiv grupet e tjera dhe po kryejnë pastrim të zonës. Për shkak të bombardimeve njerëzit po humbin jetën. Po komplikojnë edhe më shumë situatën e cila aktualisht është e brishtë. Po ndihmojnë që forcat e regjimit të përparojnë. Tashmë ka ardhur koha që të ndalojnë”- u shpreh ambasadori i Lituanisë në Ankara.

– Shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia-

Ndërsa në lidhje me rrëzimin e avionit rus që shkeli hapësirën ajrore të Turqisë, Bruzga ka vënë në dukje se Turqia nuk ka mbrojtur vetëm kufirin e saj, por ka mbrojtur edhe kufirin e NATO-s. Duke vënë në dukje se Rusia shpeshherë kryen fluturime të cilat shkelin hapësirën ajrore të Lituanisë duke përfshirë edhe ato të vendeve të tjera Balltike ai ka theksuar se: “Këto janë bërë pothuajse të zakonshme. Këto ngjarje ndodhin një herë në javë ose një herë në muaj. Rusia nuk e kalon kufirin, por afrohet shumë afër. Rusia teston se sa fleksibël do të jemi ne. Këtë e bën e në kufirin tuaj në juglindje, në kufirin lindor të NATO-s. Këto fluturime nuk duhet të japin dëmtime dhe na rikujtojnë ne se jemi këtu dhe se kanë qëllime dhe interesa. Për këtë arsye duhet të jemi të përgatitur”.

Në lidhje me aneksimin e Krimesë ambasadori Bruzga tha se: “Ne nuk e njohim dhe nuk do ta njohim këtë hap të papranueshëm të Rusisë i cili shkel të drejtën ndërkombëtare. Ky është një hap i njëanshëm dhe ka përmbysur të gjitha balancat e sigurisë në Europë.”

Duke vënë në dukje se kryengritjet në lindje të Ukrainës erdhën në rendin e ditës me mbështetjen e Rusisë, Bruzga u shpreh se: “Rusia duhet të marrë përgjegjësitë për ato çka kanë ndodhur në lindje të Ukrainës, duhet të tërheqë forcat ushtarake dhe mbështetjen e dhënë ndaj separatistëve si dhe duhet të zbatojë marrëveshjen e Minskut”.

– “Janë të paparashikueshme se çfarë do të kryejnë rusët”-

Bruzga gjithashtu i është përgjigjur edhe pyetjes nëse krijon rrezik potencial të sigurisë në rajon transportimi i armëve dhe ushtarëve me rrugë tranzite nëpërmjet Lituanisë nga Rusia në Kaliningrad i cili ndodhet në bregdetin e Detit Balltik dhe nuk ka kufi të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Bruzga ka theksuar se për linjën hekurudhore tranzit që Rusia përdor për të transportuar armë dhe municione në Kaliningrad bazohet mbi një marrëveshje mes Lituanisë dhe Rusisë dhe se kjo marrëveshje është një subjekt i rregullave strikte. Ai ndër të tjera thekson se: “A do të jetë kjo rrugë problem në të ardhmen? Shpresoj se nuk do të jetë. Por në kohët e fundit jemi dëshmitarë se Rusia po kryen stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë. Ndërsa skenarët në lidhje me këto stërvitje janë në drejtimin se këto hapa kanë në objektiv Perëndimin, NATO-n dhe vendet Balltike. Për këtë arsye duhet të marrim të gjitha masat. Të gjitha mekanizmat mbrojtëse dhe organet tona vendimmarrëse janë të gatshme.”

Duke u shprehur se NATO duhet të japë më shumë mbështetje ndaj Lituanisë dhe vendeve Balltike, Bruzga ka theksuar se: “Duhet të jemi të përgatitur dhe të pajisur ndaj çdo mundësie. Sepse nuk mund të parashikohet më parë se çfarë mund të bëjnë rusët”.

Ambasadori Bruzga ka theksuar ndër të tjera se sistemi raketor Iskander që Rusia ka vendosur në Kaliningrad përbën një kërcënim potencial të drejtpërdrejtë për arsyen se kanë rreze veprimi që mund të arrijë në Lituani dhe në vendet e Balltikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button