Mavraj nuk di për humbje pas kthimit nga lëndimi

Mbrojtësi kosovar Mërgim Mavraj kompletoi edhe një 90 minutësh pa humbje te skuadra e Koelnit, shkruan sot Koha Ditore.

Ai luajti gjatë tërë takimit që Koelni e fitoi të shtunën ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së 21-të të Bundesligës gjermane.

Për Mavrajn 29-vjeçar kjo ishte ndeshja e tretë që e luan pa u zëvendësuar, pas kthimit nga lëndimi. Në dy ndeshjet e kaluara Koelni barazoi me rezultatin 1:1 si me Wolfsburgun ashtu edhe me Hamburgun.

Për reprezentuesin e Shqipërisë ishte paraqitja e katërt këtë edicion. Koelni zë vendin e nëntë me 29 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button