Ish ministri i MPB-së Boshkovski, paraqitet te Janeva

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, me pranga në duar, sot është sjellë për t’u marrë në pyetje përpara, prokurores speciale, Katica Janeva, njofton Plusinfo, transmeton Portalb.

Nga Prokuroria Speciale nuk ka informata se për cilin rast Boshkovski do të përgjigjet përpara tyre.

Përndryshe më 19 nëntor të vitit 2014, Gjykata Themelore Shkupi 1, për herë të dytë ka sjellë vendim për rastin ‘Rover’, ku të pandehurit akuzohen për vrasje të dyfishtë të Marijan Tushevski dhe Kiro Janev, që ndodhi në vitin 2001.

Ish ministri i Punëve të Brendshme Lube Boshkovski është dënuar me 10 vite dhe 6 muaj burg, ndërsa, Predrag Çubrilo, Millan Iliq, Millorad Kovaçeviq, janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Vuk Vukiçeviq kësaj radhe është dënuar me 15 vite burg, shkruan Faktor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button