Neziri: Çairi është arma më e fortë e BDI-së në zgjedhjet e 24 prillit

Shefi i shtabit qendror zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri ka bërë një përmbledhje të takimeve dhe hapjes së Shtabeve të kësaj partie edhe nëpër bastionet tjera të kësaj partie. “Edhe ju jeni bastion i BDI-së edhe ju të Çairit jeni një ndër armët më të forta të BDI-së në zgjedhjet më 24 prill…I vetmi person që e mban këtë strukturë unike, është kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti. Kryetari ynë nuk ka filluar politikat nga viti 2002, por vitet e tetëdhjeta kur me bashkëpunëtorët e tij ka ndërtuar strategji kur ne shkupjanët dhe ne shqiptarët në tërë Maqedoninë, sot kemi filluar ta shijojmë, mendoj në avancimin e të drejtave shqiptare në mbarë vendin…”, ka thënë Neziri në praninë e hapjes së Shtabit komunal në Çair.

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi deklaroi sonte në Çair se ky dhjetëvjecar është beteja për Shkupin.

“Kjo betejë është e rëndë, e vështirë, mision historik dhe këto misione nuk përmbushen brenda natës, andaj në frymën e filozofisë politike të Ali Ahmetit, unifikimit, ju porosis se edhe ne e bëjmë këtë në Tetovë dhe ju drejtohemi atyre që nuk janë sonte me ne…. Fitorja shqiptare në Shkup është mision vetëm i Ali Ahmetit, platformë e BDI-së, por detyrë mbi detyrat e çdo shqiptare”, deklaroi Ademi.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button