Si të reagoni nëse fëmija juaj pëson ngulfatje

Nëse pjesët e frymëmarrjes së foshnjës tuaj janë të bllokuara vetëm pjesërisht teksa ato pengojnë edhe procesin e kollitjes, nxisin vështirësimin e frymëmarrjes por jo të pamundur për ta bërë atë.

Megjithatë ka raste të shumta kur fëmijët pa dashje përpijnë gjëra të imëta sic janë monedhat, bonbonet apo dicka të tilla që e sjellin edhe ngulfatjen e tyre e poashtu edhe mund të sjellin edhe rrezikun e fëmijës tuaj për tu përballuar me vdekjen, transmeton Klan Kosova.

Prandaj këshilltarët ekspert mjekësor, rekomandojnë që secili prind të mësojë si si të reagojnë në mënyrë të shpejtë në ato raste të vështira dhe të frikshme poashtu, për të shpëtuar jetën e fëmijës së tyre.
Instituti mjekësor i Kryqit të Kuq në Britani, treguan këshilla të ndryshme se si duhet vepruar prindërit me ndihmën e parë teksa fëmija e tyre po përballohet me dicka të rrezikshme në momente të tilla.

E njëra ndër këshillat e fundit dhe si më e përshtatshmja për tu aplikuar është vendosja e menjëhershme e fëmijës përgjatë kofshëve tuaja, me fytyrën e drejtuar poshtë duke e goditur në mënyrë të lehtë prapa shpinës apo edhe duke e tundur atë për të nxjerrur jasht gjënë e ngecur në fyt brenda fëmijës tuaj.

Sipas ekspertëve ky pozicion i jep përkrahje shëndetësore të shumta fëmijës në krahasim me rekomandimet tjera të mëparshme.
Ndërsa studimi i fundit ka treguar se 38% nga 1000 prindër kanë përjetuar një situatë të tillë në të cilën fëmijët kanë rrezikuar shëndetin e tyre me mbytje për shkak të ngulfatjes nga gjësendet e përpira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button