Tërmet në Zelandë të Re

Kodrinat janë shembur në Zelandën e Re gjatë një tërmeti në qytetin Christchurch në ishullin lindor.

Nuk janë raportuar dëme serioze apo viktima në tërmetin e regjistruar në ditën e Shën Valentinit, në orën 13:13 minuta, sipas orës lokale.

Plazhet në lindje të Christchurch ishin të mbushura me njerëz dhe sërfistë kur shkëmbinjtë filluan të binin në det.

Tërmeti i magnitudës 5.7 ballë, vjen pak ditë para përvjetorit të tërmetit vdekjeprurës në të njëjtin qytet, në 2011-ën. Ai tërmet, shkatërroi qendrën e qytetit dhe i mori jetën 185 personave.

Zelanda e re shtrihet mbi të famshmen unazë të zjarrit, një linjë tërmetesh të shpeshta dhe shpërthimesh vullkanike, që virtualisht rrethojnë të gjithë qarkun e paqësorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button