Thohir i jep mbështetje Mancinit: Është më i miri për ne

Në kohën kur Interi ka rreshqitur në vendin e 5-të në klasifikim dhe gishti është drejtuar ndaj trajnerit Roberto Mancini, presidenti i skuadrës zikaltër Eric Thohir i ka dhënë mbështetjen atij.

Në një intervistë për “Premium Sport”, presidenti Thohir deklaroi se, ai do ta mbështesë skuadrën jo vetëm kur është në krye, por edhe kur humbet.

“Kampioni ka gjithnjë ulje dhe ngritje, gjysmën e kampionatit ne ishim në krye dhe sot kemi zbritur në vendin e pestë. Është e çuditshme se duke mos shkuar mirë gjërat në fushën e lojës, në media është raportuar se raportet e mia me trajnerin nuk kanë qenë të mira. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë jam nga ai tip drejtuesisht që e mbështes skuadën gjithnjë, edhe kur ajo humbet. Jam i bindur që Mancini është më i miri që mund të kishim. Ai do të ketë gjithnjë mbështetjen time”, deklaroi Thohir

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button