Sytë nga Rusia për një “paqe të drejtë” në Siri

Vendimet për dhënien fund të dhunës si dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Siri të dala nga Mbledhja e Grupit të Ndihmës ndaj Sirisë në Mynih duket se nuk kanë për tu hedhur në jetë për sa kohë sulmet ajrore të Rusisë do të vazhdojnë në këtë vend. Lajmi se Rusia do të vazhdojë sulmet e saj ndaj opozitarëve duket se nuk i jep fushë veprimi dhe pengon zgjidhjen politike të konfliktit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Grupi Ndërkombëtarë i Ndihmës ndaj Sirisë ishte mbledhur në Mynih të Gjermanisë. Ky takim ishte vazhdimi i bisedimeve të Gjenevës. Ndërkohë në këtë takim pyetja më e rëndësishme ishte se nëse do të pushojnë ose jo sulmet ajrore ruse të cilat janë edhe pengesa e procesit politik atje. Kjo pasi takimi i mëparshëm ishte ndërprerë për shkak të vazhdimit të sulmeve ruse në vend.

Por gjithsesi edhe në këtë takim Rusia nuk dha një siguri për ndalimin e sulmeve ajrore.

Në deklaratën përfundimtare të mbledhjes u tha se është vendosur që të dërgohen ndihma humanitare në rajonet e mbyllura dhe me konflikt.

– Fjala armëpushim nuk u përdor –

Ndërkohë Kerry-n në konferencën “Grupi Ndërkombëtarë për Ndihmë ndaj Sirisë” ku merrnin pjesë 17 vende të ndryshme të botës një gazetar e pyeti atë për termin “armëpushim”. Ai për këtë pyetje tha se disa vende për momentin nuk janë dakord për këtë term. Në vend të tij ata kanë preferuar të përdorin fjalën “ndalimi i dhunës”.

Kerry në fjalën e tij tha gjithashtu se kjo marrëveshje nuk përfshin DAESH-in dhe organizata të tjera terroriste si Al Nusra apo të tjera të njohura si të tilla nga OKB-ja.

Sipas deklaratës përfundimtare brenda javës pritet të krijohen kushte për një ”ndalim dhunë” afat gjatë, por kush dhe me cilin do të takohet dhe se opozitarët do të jenë ose jo në këtë ekip i cili do të punojë në këtë drejtim nuk dihet ende.

– Loja e ”armëpushimit”-

Një nga synimet e Rusisë është edhe futja në kategorinë e organizatave terroriste grupet opozitare që luftojnë në Siri. Ndërkohë grupet opozitare si kusht për një armëpushim të mundshëm shikojnë ikjen e Asad-it si dhe dhënia fund e sulmeve ajrore të Rusisë në vend.

Hind Kabawat, një nga anëtarët e Komitetit të Përfaqësuesve të grupeve opozitare në bisedime tha për AA se bombardimet ruse duhet të ndalen një moment e më parë. ”Nuk mund të presim 1 majin. Ky mund të jetë fundi i Sirisë. Kjo do të thotë rrënimi përfundimtarë i këtij vendi” shtoi ai.

Por në përfundim të takimit të Mynih-ut kryediplomati rus Sergey Lavrov tha hapur se sulmet ajrore nuk do të ndalen. ”Kjo marrëveshje nuk ka për të pasur si objektiv vetëm organizatat terroriste DAESH apo Al Nusra. Forcat ajrore tona do të vazhdojnë operacionet ndaj tyre” u shpreh Lavrov.

Fjalori që përdori Lavrov edhe pse ishte i përafërt me atë që ka përdorur në fillimin e sulmeve të Rusisë në Siri ky vend në 90 përqind të rasteve sulmon objektivat e opozitës siriane.

Salim el Muslat, përfaqësuesi special për Sirinë i Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së tha se duan të shohin fakte konkrete për ndalimin e dhunës dhe sulmeve në Siri.

Mesazhi i Turqisë: Më parë duhet të ndalojnë sulmet.

Në një deklaratë për mediat gjatë Konferencës së Sigurisë së 52-të të Berlinit kryediplomati turk, Mevlüt Çavuşoğlu, e shtjelloi mendimin e Ankarasë zyrtare duke thënë se nëse Rusia nuk ndalon sulmet ajrore në Siri, në këtë vend nuk mund të ketë as ndalim të dhunës dhe as mundësi shpërndarjeje të ndihmave humanitare. Çavuşoğlu vuri theksin se grupet opozitare janë gati për një marrëveshje të mundshme që nga mbledhja e 9 – 10 dhjetorit e organizuar në Arabinë Saudite.

Turqia e cila dëshiron zgjidhjen e krizës me instrumente politike insiston në gjetjen e metodave të përdorshme dhe praktike për zgjidhjen e kësaj krize. Duke theksuar se prania e Asad-it nuk është e pranueshme as për grupet opozitare dhe popullin sirian, Turqia insiston tërheqjen e tij nga politika dhe ndërtimin e një kalendari tranzicioni në vend.

Turqia në këtë mënyrë po mundohet ti shpjegojë të gjithëve që përfaqësuesi kryesorë i popullit sirian në bisedime është opozita e moderuar.

Organizata e të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR) është shprehur se edhe gjatë bisedimeve bombardimet ruse u bënë shkak për vdekjen e 131 civilëve në Siri. Si rrjedhojë e sulmeve të forcave ajrore ruse në Halep ku u ndërpre lidhja përmes korridorit të komunikimit të Turqisë me këtë rajon 70 mijë njerëz u detyruan të lënë shtëpitë e tyre për të ardhur në kufi të Turqisë. Rusia nga njëra anë po mundohet të ndërpresë korridorin me Halepin dhe nga ana tjetër është duke bombarduar për të ndihmuar krahun e PKK në Siri PYD në mënyrë që të marrë Azez-in.

Deri më tani forcat ajrore ruse kanë sulmuar shumë grupe të opozitës së moderuar të cilët luftojnë kundër organizatës terroriste DAESH.

Sipas një vendimi në një mbledhje të organizuar më 18 dhjetor në New York nën kujdesin e KS të OKB-së në qershor duhet të formohet qeveria tranzitore, ndërsa në qershor të 2017-ës vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja ku Asad nuk do të rikandidojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button