Kezharovski: Gjykatat e Maqedonisë nëpërmjet fotografive!

Gazetari Tomisllav Kezharovski nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka reaguar për thirrjen për dëgjim të të dyshuarve të rastit “Titanik”, njofton Portalb.

“Tetë të akuzuarit nga ana e Prokurorisë Speciale, kanë kryer grup kriminel dhe kanë kryer dhjetëra vepra penale… Unë vetëm publikova të vërtetë për veprim kriminel… Ato erdhën në gjykatë me mua me “mercedesa”, mua më dërguar me veturë të blinduar dhe grup të policisë të armatosur deri në dhëmbë… Mos kam bërë diçka më të rrezikshme se këto?”, shkruajti mbrëmë Kezharovski në Facebook.

Ai sot në mëngjes publikoi fotografi duke e krahasuar me atë të ish ministrit të Lidhjes dhe Transportit, Mile Janakievski.

“Gjykata jonë e paraqitur në dy fotografi. Arrestim për keqpërdorime të zbardhura dhe “parashikime” për keqpërdorime… Mungon ai personi i cili në një qebaptore ka vjedhur 150 qebapë dhe do të ishte në detaje e shpjeguar… BARAZI PËR TË GJITHË”, shtoi gazetari, Kezharovski.

Sa për ilustrim edhe një rast, ja si ka vepruar po e njëjta Gjykatë në arrestimet gjatë procesit “Monstra”, më pas e dyshuara u lirua.

Pamje nga aksioni Monstra, gruaja e arrestuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button