Tërmeti prej 6.6 ballësh godet Indonezinë, nuk raportohet për viktima

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Indonezinë lindore të premten, duke shkaktuar ndërprerje të komunikimit me ishujt pranë epiqendrës. Për shkak kësaj arsye nuk ka asnjë informacion në lidhje me viktima apo dëme të mundshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënës i Agjencisë për Reduktimin e Katastrofave, tha se ekipet e shpëtimit menjëherë janë dërguar në pjesët përtej detare të shtetit të Indonezisë të goditura nga tërmeti.

Agjencia për Meteorologji dhe Gjeofizikë e Indonezisë, tha se tërmeti ishte prej 6.6 ballë sipas shkallës së Rihterit, dhe se nuk kishte potencial për të shkaktuar cunami. Qendra Gjeologjike amerikane ka regjistruar tërmet prej 6.5 ballësh dhe se epiqendra ishte 96 kilometra në perëndim të Waingapua, qytet në ishullin Sumba, në një thellësi prej 30 kilometrash.

Ishulli Sumba shpesh goditet nga tërmete që nuk shkaktojnë pasoja të rënda, sepse nuk ka ndërtesa të larta, dhe shumica e shtëpive janë nga druri.

Arqipelagu i madh në botë, Indonezia është ekspozuar ndërrimeve sizmike për shkak të vendndodhjes së saj në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrtë e Paqësorit”.

Një tërmet shkatërrues prej 9.15 ballë, i cili ndodhi në vitin 2004 në Oqeanin Indian shkaktoi cunami që mori mbi 250 mijë jetë njerëzish në disa vende, në mesin e tyre edhe në Indonezi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button