Durrësi triumfoi në turneun e basketbollit “Çair Shkup 2016”

Basketbollistet e KB Goga Basket nga Durrësi është fituese e turnerut ndërkombëtar në basketboll për femra “Çair Shkup 2016”, i cili për dy ditë me radhë është mbajtur në palestrën “Shaban Tërstena” në Çair.

Në finale vashat nga Durrësi triumfuan përballë atyre nga Prishtina me rezultatin e thellë 112:57.

Organizatore e turneut ishte Komuna e Çairit, përmes së cilës u shënua Pavarësia e Kosovës. Pjesëmarrëse në turne ishin edhe dy ekipet nga Maqedonia KB Klubski që u plasua në pozitën e tretë dhe KB Shkupi si nikoqire e turneut përfundoi e katërta. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button