Dy herë llogarit, një herë publiko!

[Recension: Nesër fillon gjykimi për “Lagjen e trimave”, 18 të akuzuar për terrorizëm]

Matematikë e pastër. 18 dhe 29 nuk janë njësoj, më saktë, dallimi është shumë i madh. Informata e vërtetë është se të akuzuar janë 29 vetë, e jo 18 siç shkruan ky tekst.

Linku deri te artikulli origjinal ааааа: Nesër fillon gjykimi për “Lagjen e trimave”, 18 të akuzuar për terrorizëm

Data dhe koha e publikimit: 08.02.2016 12:42

Data e recensionit: 09.02.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

18 ≠ 29

Ky produkt ka një gabim, mirëpo megjithatë, shumë të madh dhe kjo lidhet me vërtetësinë. Është e vërtetë se do të ketë gjykim. “Po” për rastin e “Lagjes së trimave”, mirëpo “jo” për numrin e të akuzuarve që do të paraqiten në gjykatë. Në fakt, numri i përgjithshëm i të akzuarve për ngjarjet e Kumanovës është 29 vetë, e jo 18 siç na (dez)informon teksti.

Me gjasë bëhet fjalë për gabim të paqëllimshëm, mirëpo është gabim që seriozisht ndikon në gjithë tekstin. Mund të supozojmë se ngatërres ka ndodhur për shkak të 18 viktimave në përleshjet dyditore ndërmjet policisë dhe grupit të armatosur. Mirëpo, nuk guxon të ketë ndryshim të fakteve për shkak se bëhet fjalë për një temë jashtëzakonisht të rëndë dhe të rëndësishme, si nga këndvështrimi gazetaresk, ashtu edhe nga këndvështrimi shoqëror. Të jemi të sinqertë edhe portale të tjera e kanë bërë gabimin e njëjtë gjatë numërimit, e disa e kanë përmirësuar, mirëpo gjurmët kanë ngelur.

1

Në disa tekste për gazetarinë përmenden 5 shkaqe për tekstet “Na falni, numër i gabuar“, ndërsa shembulli konkret bën pjesë në dy të fundit:

  • gabim gazetaresk gjatë llogaritjes;
  • gazetari e përsërit gabimin që fillimisht është bërë nga një medie tjetër.

Pjesa tjetër e artikullit, me përjashtim të konstruksionit të titullit, ku poashtu është “përvjedhur” dezinformata, është korrekte, edhe pse për kompletimin e fotografisë ka mundur të përmendet edhe numri i pjesëtarëve të vrarë të grupit të armatosur. Në lajmin jo shumë të gjatë është gjetur hapësirë edhe për informata background. Mirëpo, për fat të keq, është gabuar numri kryesor.

Çka rekomandojnë nga “Columbia journalism review“:

“Dy herë llogarit, një herë publiko“!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button