Erdogan: Sjellja e OKB-së e turpshme, durimi i Turqisë po shterron

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Konfederatës së Biznesmenëve të rinj të Turqisë (TÜGİK) dënoi ashpër sulmet ndaj dy selive të gazetave në Stamboll.

“Mëngjesin e sotëm janë sulmuar selitë e dy gazetave Yeni Şafak dhe Yeni Akit në Stamboll. Për fat të mirë nuk ka patur humbje të jetëve, por vetëm dëme materiale ndaj selive të gazetave. Unë i dënoj ashpër këto sulme dhe u përcjell të shkuara pronarëve, drejtuesve dhe punonjësve të këtyre dy gazetave tona. Gjithashtu do të ndjek me kujdes qëndrimet e atyre të ciët në të kaluarën ngritën botën në këmbë se u thyen xhamat në hyrjen e ndërtesës së një gazete tjetër dhe të cilat nuk u thyen nga një sulm me armë apo me molotov, por të cilat u thyen nga një përleshje. Do ti ndjek nga afër qëndrimet dhe do të shohim se çfarë qëndrimi do të mbajnë”, tha Erdogan.

– “Investimi i cili mbron rritjen e normave të interesit është armik i punësimit”

“Në çështjen e normave të interesit unë jam i ndjeshëm, dhe atë e vërej kryesisht si një shkaktar të rëndësishëm të inflacionit. Ineresi me inflacionin janë në propocion të drejtë dhe jo në të kundërt proporcionale. Kush do që mbron ngritjen e interesit ai është armik i investimit në këtë vend, armik i punësimit”, thotë ai.

– “Shkaktari më i madh i fluksit të migrimit, sulmet e Rusisë dhe të Asadit”

Presidenti Erdogan duke theksuar se shkaktari më i madh i fluksit të migrimit në Siri janë sulmet e Rusisë dhe të Asadit të nisura me objektiv popullatën civile ai u shpreh: “Është mungesë sinqeriteti që Kombet e Bashkuara pavarësisht kësaj i bëjnë thirrje vendit tonë që të merr masa kundër atyre që ndërmarrin këto sulme. Çfarë na qenka ‘hapni dyert tuaja, pranoni ato‘. Mirë, po ju o Kombet e Bashkuara për çfarë shërbeni, çfarë detyre keni? Ndaj Turqisë e cila deri tani ka shpenzuar afërsisht 10 miliardë dollarë për këta refugjatë, ju çfarë mbështetjeje keni dhënë vetëm 455 milionë dollarë. Turp. turp…”

– “Do të bëjmë atë që është e nevojshme”

Erdogan duke përdorur shprehjet “Kombet e Bashkuara nuk janë krijuar për këtë punë për të shprehur ‘hapni dyert‘. Sa është numri i refugjatëve që kanë pranuar vendet e tjera në botë? Disa kanë pranuar 100 njerëz, një tjetër 300 apo 500 njerëz, ka deklaruar më tej: “Të na falni por edhe durimi deri në një pikë, më pas do të bëjmë atë që është e nevojshme. Sigurisht që autobusët, avionët nuk qëndrojnë më kot. Pas kësaj do të bëhet ajo që është e nevojshme. Ata që japin këto këshilla le të japin këshilla edhe për vendet e tjera anëtare të OKB-ve që këta refugjatë që dalin nga këtu ti dërgojmë në ato vende”.

– “Rikujtimi i përgjegjësive ndërkombëtare ndaj Turqisë është dyfytyrësi”

“Fatkeqësisht po i shikojmë ato që i kanë sytë e mbyllur sa që të mos dallojnë dot veçmas PYD-në nga PKK. Ngrihen e i japin pllakatë në Kobani ndaj elementit të tyre të sigurisë ndërkombëtare. Pavarësisht kësaj vlerësojnë se PYD, YPG nuk janë ‘organizata terroriste‘. Teksa të gjitha këto të vërteta janë të qarta ti rikujtosh Turqisë përgjegjësitë ndërkombëtare e shpreha hapur se është dyfytyrësi”, tha mes tjerash Erdogan.

– “3 miliarë euro që do të jepni nuk janë për buxhetin tonë, por për refugjatët”

Presidenti turk Erdogan ka thënë se “3 miliardë eurot që do të jepen nuk janë për buxhetin tonë. Për kë janë?. Për refugjatët”.

“Ne deri më tani nuk kemi harxhuar 9 miliardë dollarë se prisnim që të vinin para nga ju. Kjo ishte një nevojë e bujarisë tonë. Ne me këtë nuk jemi rrënuar dhe gjtihashtu edhe pas kësaj nuk rrënohemi. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe pas kësaj. Kjo është veçoria jonë”, tha Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button