SHGM: Sjellja e Llatasit seriozisht dëmton reputacionin dhe dinjitetin e gazetarisë

“Pavarësisht se Dragan Pavlloviq Llatas nuk është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Këshilli i Nderit distancohet nga sjellja e tij mbrëmë gjatë intervistës në TV Sitel me Zoran Zaevin, sepse në këtë mënyre diskreditoi gjithë esnafin e gazetarëve dhe krijoi pasqyrë të shtrembëruar të tij në publik”, thonë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Ata shtojnë se në këtë paraqitje, Pavlloviq shkeli nenet 10, 11, 14, 15 dhe 16 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë. Ai foli me gjuhën e urrejtjes dhe nxiti diskriminim në baza kombëtare. Sipas nesh, Llatas nuk arriti të sigurojë distancë profesionale ndaj të ftuarit dhe u shfaq i anshëm dhe i jobalancuar.

“Llatasi dhe të gjithë gazetarët në Maqedoni duhet të kultivojnë kulturën e komunikimit publik. E papranueshme për gazetarët është të shërbehen me këtë formë të pashembullt të komunikimit. Këshilli konsideron se sjellja e Llatasit seriozisht dëmton reputacionin dhe dinjitetin e gazetarisë me atë që shfrytëzoi median për qërim hesapesh me liderin e opozitës. Këshilli i nderit i SHGM gjithnjë do të insistojë dhe do ftojë në respektimin e standardeve profesionale dhe vlerave etike dhe gjithmonë do ti dënojë të gjithë ata që shkelin ato, pavarësisht cilës organizate i përkasin. Respektimi i standardeve dhe i vlerave etike, është në interes të publikut, lirisë së fjalës, dhe të gazetarisë”, shtojnë nga SHGM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button