LR-PDSH: T’i merret licenca gazetarëve si Pavloviç Llatasi

Paraqitja e mbrëmshme e gazetarit nacionalist maqedonas Dragan Pavloviç Llatas është reflektim i frymëzimit nga politika nacionaliste e garniturës qeverisëse e cila nëpërmjet megafonëve mediatik pro-qeveritar ka promovuar urrejtje dhe mos-durim ndër-etnik në Maqedoni, që nga pavarësimi i saj, thuhet në reagimin e Lëvizjes për reforma PDSH, transmeton Portalb.mk.
LEXO: Debat i ashpër mes Zaevit dhe kryeredaktorit të “Sitelit” Llatas

“LR-PDSH disa herë ka kërkuar reflektim konkret dhe 0 tolerancë nga ana e komunitetit ndërkombëtar, sidomos në rastet kur është nxitur urrejtje me qëllim ngritjen e tensioneve ndër-etnike. Rasti i mbrëmshëm drejtpërdrejt vërteton se qasja nacionaliste dhe fyese ndaj komuniteteve jo-maqedonase e kësaj politike qeverisëse, nuk din se ku e ka kufirin! Kujtojmë shprehjet që zyrtarë të lartë të kësaj qeverie, bashkë me megafonët pro-qeveritar thirrnin shqiptarët “indijanci”, “egërsira nga mali” etj, se asnjëherë nuk u thirrën në përgjegjësi, përskaj egzistimit të “Ligjeve europiane” në Maqedoni.”thuhet në reagimin e kësaj partie.
LEXO: Në duelin Zaev – Llatas pësoi gazetaria (VIDEO)

Lëvizja për reforma PDSH fton të gjitha partitë politike në Maqedoni, pa dallim, dhe komunitetin ndërkombëtarë që të reflektojnë urgjentisht.

“Gazetarëve të llojit të Pavloviç Llatas dhe mediave si TV Sitel, të thirren në përgjegjësi dhe të ju merret licenca e ushtrimit të rolit të gazetarisë, në mënyrë që promovimi i urrejtjes ndër-etnike të merr dënim shembullor dhe të ndalohet një herë e përgjithmonë. ”thuhet në reagimin e kësaj partie.
LEXO: Llatas kërkon falje publike nga turqit, OJQ “Ufuk” bën thirrje për bojkot të “Sitelit” (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button