Vdesin gjashtë fëmijë në një aksident me autobus në Francë

Zyrtarë francezë kanë bërë me dije se gjashtë fëmijë e kanë humbur jetën në një akisdent trafiku në të cilin ishte i përfshirë një autobus shkollor në perëndim të vendit.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të Rochefort në Charente-Maritime, raportojnë mediat botërore, përcjellë Klan Kosova.

Autobusi i shkollës, i cili po udhëtonte nga Ile d’Oléron, u përplas me një kamion, raportojnë mediat në francë.

Ky aksident ndodhi vetëm një ditë pasi një aksident me autobus  shkollor në lindje të Francës vrau dy fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button