Në duelin Zaev – Llatas pësoi gazetaria (VIDEO)

Pjesëmarrja e Zoran Zaevit në televizionin privat pro-qeveritar “Sitel” te kryeredaktori, Dragan Pavloviq- Llatas ka rezultuar me sulme dhe kërcënime direkte ndaj kreut të LSDM-së dhe në tentim që të provokohet largimi nga studio.

Kishte shumë pak të dhëna të reja në interes të qytetarëve ndërsa më shumë përleshje me nivel të ulët profesional dhe gazetaresk.

Lajmi i vetëm i ri e që e njoftoi Zaev ishte se Prokurorisë speciale i ka dorëzuar gjithsej 1 milion e 50 mijë biseda të përgjuara.

“Gënjen si turk”, “Ti do të më tregosh”, “Më shikon në krevat”, “Le të vëjmë bast”, “Ti s’je burrë”, “Ti s’je shok që të më thuash kryeshef”, “Do të të padis”, “Për porshenë në oborr që vozitet Vice, do të marr xhip me kamerë”, ishin pjesë e përleshjeve të lira thuajse rrugaçe ku printe redaktori Latas.

Intervista ndezi rrjetat sociale, por derisa zgjaste, shkaktoi madje reagim në Twitter të euro- ambasadorit Aivo Orav, i cili i habitur pyet nëse kjo ishte informim i balancuar i mediumeve.

Balanced media reporting???

Ambasadori amerikan Xhes Bejli gjithashtu përmes Twitterit dërgoi mesazh të ngjashëm “Korrekte dhe e balancuar? Ju lutem. Mediumet e Maqedonisë munden më shumë se kjo”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button