Forcat izraelite vrasin të miturin palestinez në Bregun Perëndimor

Trupat izraelite kanë vrarë një të mitur në veri të qytetit palestinez El-Halil, raporton Anadolu Agency (AA).

Mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve sot ka pasur tensione në qytetin e lartpërmendur, ku ushtarët izraelitë kanë përdorur armë zjarri nga e cila u vra 15-vjeçari palestinez.

Sipas burimeve lokale, ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba të vërtetë dhe gome, si dhe me gaz lotsjellës në hyrje të kampit të refugjatëve Al-Aruba.

Ministria palestineze e Shëndetësisë thekson se 15-vjeçari Umar Madi është plagosur në përplasjen e ushtrisë dhe palestinezëve. I mituri në spitalin Mizan është sjellë në gjendje shumë të rëndë dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve ai humbi betejën për jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button