Kosovë, takohen liderët opozitarë, shfaqen më të vendosur se asnjëherë më parë

Liderët e tri partive opozitare Ramush Haradinaj AAK-së , Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Fatmir  Limaj i Nismës për Kosovën , sapo kanë përfunduar një takim në selinë e AAK-së në Prishtinë.

“Pas takimit është thënë se kundërshtimi politik opozitarë është i vendosur dhe do të vazhdojë të jetë më i fuqishëm se asnjëherë më parë, deri në shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme” thuhet në një njoftim për media të opozitës, transmeton Klan Kosova.

Siaps tyre, protesta e 17 Shkurit, do të jetë ndër protestat më të mëdha të organizuara deri me tash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button