Ish-kreu i Katalunjës Jordi Pujol dyshohet për lajre parash

Ish-udhëheqësi i Katalunjës dhe njëri nga themeluesit e lëvizjes nacionaliste në krahinën spanjolle, Jordi Pujol është sjellë para Gjykatës Supreme në Madrid si i dyshuar për pastrim parash dhe korrupsion, raporton Anadolu Agency (AA).

Puyol dhe gruaja e tij Mercedes Ferrusola janë thirrur në seancën e sotme të procesit gjyqësor që është ngritur në kuadër të hetimit të pasurisë familjare i cili me dekada ishte fshehur në Andorrë dhe hetimet rreth veprimtarisë së tre djemve të Pujol-it.

Duke mohuar të gjitha akuzat për abuzim me para për të cilat akuzohet, 85-vjeçari Pujol ka thënë se paratë dhe pasurinë e ka trashëgim familjar.

Pujol ishte themeluesi i partisë më të fuqishme politike në Katalunjë, Konvergjencës dhe Bashkimit, si dhe presidenti i Katalunjës nga viti 1980 deri në vitin 2003. Konsiderohet iniciator i nacionalizmit katalunjas, i cili në vitet e fundit ndjeshëm ka forcuar idetë seperatiste për shkëputjen e krahinës nga Spanja, dhe organizimin për një shtet të pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button