TM: Pesë skandalet e fundit në Maqedoni

Në buletinin e fundit të Transparencë Maqedoni (TM) janë publikuar 5 skandalet e fundit që kanë ndodhur në Republikën e Maqedonisë, Portalb ua përcjellë:

Korrupsion politik

  1. Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, vazhdon me aktivitete të ndryshme – promovimin e investicioneve, premtime për punësim, beneficione të kategorive të ndryshme të qytetarëve të cilat do të financoheshin prej buxhetit të RM-së, madje edhe tërheqje të vendimit të Qeverisë së Maqedonisë për shitjen e përmendores-kulturore në Manastir pas reagimit të ashpër të qytetarëve – të cilët janë nën kompetencat e zyrtarëve shtetëror: Kryeministrit, ministrave, drejtorëve të agjencive, krerëve të komunave etj. Gruevski, edhe pse është lider i partisë politike, ai për këto aktivitete partiake shfrytëzon mjete buxhetore ose mjete nga fondet publike të shtetit.

Historikisht me nivel më të lartë të borxhit publik

  1. Borxhi publik i Republikës së Maqedonisë, ka arritur nivel më të lartë historik dhe po afrohet afër 50% të Bruto Prodhimit Vendor (BVP) të vendit. Për ekspertët e brendshëm, por edhe për masën e gjerë, tani më nuk diskutohet se Maqedonia gjendet në zonën e kuqe dhe problemet me servisimin e detyrave do të jenë gjithnjë më të theksuara. Më shqetësuese është fakti se institucionet kompetente, para se gjithash, Qeveria dhe Ministria e Financave, duan që ta relativizojnë problemin me nivelin e Borxhit Publik, ndërkaq partia në pushtet, VMRO-DPMNE, vazhdimisht e përsëritë atë se Maqedoni është njëra ndër vendet me më pak borxh në Evropë, përcjellë Portalb.

Borxhe të reja të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI)

  1. Në raportin për muajin dhjetor të vitit 2015, Transparencë Maqedoni (TM), i ka vënë në pah problemet me të cilat ballafaqohet Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI) dhe borxhet e tij që atëherë kanë qenë 13 milionë euro ndaj dy kompanive që menaxhojnë dy fonde të detyrueshme private – NLB – Fondi Pensional i Ri dhe KB Fondi i parë i detyrueshëm. Në fillim të janarit të vitit 2016, nga Ministria e Financave ka organizuar edhe një ankand për letrat me vlerë dhe me paratë e tyre e ka paguar borxhin e FSPI-së.

Partizim i Komisioneve ligjërisht të definuara si të pavarur

  1. Me zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, plotësisht janë injoruar kriteret ligjore, me çka Qeveria e Maqedonia edhe njëherë pa mëdyshje manifeston se e vazhdon praktikën që t’i shkelë ligjet të cilat vet i propozon, ndërkaq Kuvendi si përparues i saj i miraton. Në fakt, sipas nenit 16 të ligjit për anti-diskriminim, Komisioni është organ i cili punon në mënyrë të pavarur.

Shuma milionëshe para të popullit në llogari të “Security Group Service” (SGS)

  1. “Security Group Service” (SGS), është agjenci për sigurim e cila në publik është e njohur se është në lidhje të afërta me ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Kjo, në bazë të “bombave”, është vërtetuar se nuk është spekulim.
    Për vetëm 5 vjet nga themelimi, SGS-së dominonte në biznesin për sigurime, duke i lënë pas veti shumë agjenci të sigurimit që kanë përvojë dhe traditë shumëvjeçare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button