Kanye dhe Kris për pak të përplasen

Epo, kjo mund të ishte një situatë e çuditshme!

Kanye West dhe ish bashkëshorti i Kim Kardashian, Kris Humphries, u panë në lagjen SoHo gjatë mbrëmjes së kaluar, por në momente të ndara.

A mund ta imagjinoni se çfarë mund të ndodhte nëse ata do të dilnin ballë për ballë njëri tjetrit?!

Kanye po qëndronte në shtëpinë e tij në New York për të marrë pjesë në lansimin e modës së Kylie dhe Kendall Jenner, ndërsa Kris është në përgatitje për të luajtur me Knicks në Madison Square këtë mbrëmje.

Kim dhe bashkëshorti i saj aktual u bënë së bashku menjëherë pas martesës së saj të famshme 72 ditëshe me yllin e NBA. Në fakt, ajo ishte shtatzënë me North West madje para se divorci të finalizohej, transmeton Klan Kosova.

Na vjen mirë që dy dashuritë e Kim ishin në gjendje ta shmangin njëri tjetrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button