Shkëndija kthehet me disfatë nga Antalia (Video)

‘Kuqezinjtë’ kanë mbyllur me disfatë serinë e ndeshjeve kontrolluese në Antalia të Turqisë, pasi sot u mundën 3:2 nga Dunajska Streda e Sllovakisë. Ndeshja e katërt miqësore në Turqi solli një pjesë të parë jo aq të mirë të Shkëndijës, që sikur dha shenja lodhje nga përgatitjet intenzive periudhën e kaluar. Kjo bëri që kundërshtari të dominojë në teren dhe përmes lojtarit të shpejtë Erik Paçinda të shënojë dy gola.

Fillimisht në minutën e 16-të pas një gabimi në mbrojtje, Paçinda nuk e pati të vështirë të plasojë saktë në portën e lënë bosh nga Jovanovski. I njejti lojtar në minutën e 30-të pranon një diagonale të saktë në hyrje të zonës, ndërsa pasi me lëvizje të bukur hedh nga loja Bejtullain, lëshon një të majtë të fortë e precize për 0:2. Shkëndija në pjesën e dytë u shfaq më e koncentruar në fushë dhe mori dominimin e lojës, duke ndërtuar aksione më të rrjedhshme. Mirëpo goli do të vinte sërisht në portën e Jovanovskit. Ishte minuta e 49-të, kur portieri i Shkëndijës ndal një goditje të fortë nga distanca, mirëpo në topin e dëbuar i pari arrin Brashen që realizon për 0:3.

Deri në fund të takimit Shkëndija kishte disa mundësi të mira për të shënuar, kur fillimisht portieri kundërshtar ndal goditjen e të riut Shefiti, ndërsa i njëjti futbollist në minutën e 88-të gjendet në pozitë të volitshme, mirëpo godet direkt në portierin kundërshtar. Kështu në fund fitorja i takoi Dunajska Stredës, që bëhet ekipi i parë që mund Shkëndijën në këto përgatitje, pas 4 fitoreve dhe një barazimi në 5 takimet paraprake. Me këtë ndeshje përfundojnë përgatitjet e Shkëndijës në Antalia, pasi të mërkurën ekipi niset drejt Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button