Nikollovski kërkon zbardhje e skandalit me kontrollin e ushqimit

Përgjegjësi nga kompetentët dhe zbardhje e lëshimeve eventuale në kontrollin e ushqimit kërkoi zëvendësministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, njofton Alsat M.

“Ky skandal duhet patjetër të zbardhet që të ketë përgjegjësi, askush nuk ka të drejtë të luajë me shëndetin e qytetarëve”, tha Lupço Nikollovski, zv/ministër i Bujqësisë.

Drejtori i Agjencisë për Ushqim garanton ndërkohë se ushqimi është i sigurt dhe i kontrolluar në nivelin më të lartë.

Popovski thotë se vitin e kaluar janë marrë 1.133 mostra për analizë. Vetëm 22 ose 0,97 për qind kanë treguar parregullsi të caktuara. Sipas tij kjo mesatare në BE, është mbi një për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button