Personat me hendikep në Maqedoni duan të jenë të pavarur

Polio Plus – Lëvizja kundër hendikepit, në bashkëpunim me Qendrën austriake për trajnim profesional dhe rehabilitim e mbështetur nga Ministria federale e Punës dhe Politikës sociale dhe Mbrojtjes së konsumatorëve të Austrisë, gjatë dy ditëve në vazhdim do të mbajnë punëtorinë ku do të prezantohet koncepti i asistencës personale për personat me handikap. E gjithë kjo me qëllim që kësaj kategorie të njerëzve t’i mundësohet jetë e pavarur në pajtim me Konventën për të drejtat e personave me hendikep të OKB-së, raporton Anadolu Agency.

Zvonko Shavreski nga Polio Plus, tha se ky event është i një rëndësie të veçantë sepse u mundëson atyre të njihen me përvojat e mira nëpër botë në mënyrë që të njejtat të zbatohen edhe në Maqedoni.

Sa i përket problemeve, ai tha se kjo kategori e njerëzve përballet më një oqean problemesh por më thelbësorja, sipas tij, është mungesa e përfshirjes së tyre në jetën e përditshme.

“Kemi nevojë për një servis për jetesë të pavarur sepse perceptimi i përgjithshëm në shoqëri është se kjo kategori duhet të ndihmohet për të shkuar në spital, por kjo nuk është. Këta njerëz kanë nevojë të shkojnë në teatër, në shëtitje me miqtë, të shkojë në restorant etj”, deklaroi Shavreski sipas të cilit duhet gjetur forma më e mirë, por problemi është se e gjithë kjo kushton para.

Atasheu i Ministrisë Federale të Punës dhe Politikës Sociale të Austrisë, Haralld Fuger, nga ana e tij tha se Republika e Maqedonisë, njëjtë si Austria, ka ratifikuar konvetën për të drejtat e njerëzve me hendikep me çka merr përsipër një numër të madh obligimesh për të garantuar të drejtat e kësaj kategorie të njerëzve, por siç tha, kjo po has në pengesa të natyrave të ndryshme.

“Si për fillim përqendrohemi në sferën siç është asistenca për personat me hendikep duke treguar përvojat tona, atë që ne e kemi mësuar në mënyrë që ju të mund të zbatoni këto masa në mënyrë më të mirë të mundshme”, tha Fuger.

Në suaza të kësaj punëtorie dy ditore do të definohen rolet e shfrytëzuesve dhe ofruesve të këtij shërbimi, do t’i përkushtohet vëmendje kategorizimit të shfrytëzuesve, do të bëhet kontroll i organizimit, administrimit, evoluimit dhe vëzhgimit të vetë shërbimit dhe do të prezantohen standardet minimale për cilësinë gjatë mundësimit të shërbimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button