A duhet të paguhet praktika e juristëve të diplomuar?

Në Republikën e Maqedonisë vullnetarizmi dhe puna praktikante rregullohet me ligj për vullnetarizmin dhe ligjin për marrëdhënie pune.

Sipas ligjit për vullnetarizëm, ajo paraqet veprimtari me interes për Republikën e Maqedonisë, e cila sjellë përmirësim të kualitetit të jetës me kyçjen aktive të personave në jetën shoqërore, por edhe të zhvillimit të shoqërisë humane dhe të barabartë përpara ligjit, njofton Portalb.

Punën vullnetare e kryejnë vullnetarët. Vullnetar është person fizik i cili jep shërbime, shkathtësi apo dituri në dobi të personave, organeve, organizatave apo institucioneve, në bazë vullnetare dhe pa financim apo fitim tjetër personal.

Në Republikën e Maqedonisë studentët e Drejtësisë dhe të juristët e diplomuar, shpesh punojnë në zyrat e avokatëve, noterëve, përmbaruesve apo në gjykatat dhe prokuroritë vullnetarisht.

Juristët e diplomuar, të cilët sipas sistemit të studimeve të Bolonjës (EKTS) duhet t’i përmbushin 300 kredi që ta marrin diplomën “master i juridikut” ata të cilët kanë dëshirë që ta kalojnë provimin e jurispodencës, patjetër duhet që t’i përmbushin kërkesat sipas Ligjit të avokaturës, ku sipas ligjit, 1 vjet duhet të punojnë në zyrë të avokatëve, noterëve, përmbaruesve, ose 2 vjet në gjykata, prokurori dhe të punëve juridike në sektorin privat. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button