Numërimi i klikimeve dhe gazetaria – ka dallim!

[Spektakolare: Qiell i kuq mbi Maqedoninë – çka paralajmëron kjo dukuri?]

Ky publikim i shkruar në mënyrë senzacionaliste ka vërtetësi shumë diskutabile. Titulli provokativ paralajmëron njëfarë dukurie spektakulare, ndërsa në tekst na zbulon se deri në fund të shkurtit do të ketë temperatura të ulëta dhe dimër të fortë! Mirëpo, në përmbajtjen e lajmit nuk mund të lexohet asnjë element në të cilin do të bazohej “prognoza profesionale”: “qielli i kuq – dimër i ftoht딓!

http___kurir.mk_magazin_zanimlivosLinku deri te artikulli origjinal: Spektakolare: Qiell i kuq mbi Maqedoninë – çka paralajmëron kjo dukuri?

Data dhe koha e publikimit: 3.02.2016, 09:14

Data e recensionit: 05.02.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

“PROGNOZA PROFESIONALE”: QIELLI I KUQ – DIMËR I FTOHTË!

Të shkojmë me radhë.

Elementi bartës i materialit që e recensojmë është një fotografi në të cilën shihet qielli i kuq. Mirëpo, në lajm nuk është theksuar se kur është bërë fotografia, ku dhe kush e ka bërë atë.

Dhe, përderisa nga titulli fitohet përshtypja se është bërë te ne

Spektakulare: Qiell i kuq mbi Maqedoninë – çfarë paralajmëron kjo dukuri?

Në nëntitull thuhet:

Para perëndimit të Diellit banorët e gjithë Ballkanit kishin mundësi të kënaqen në pamjen spektakolare të qiellit.

Që shkakton huti.

Poashtu, teksti nuk përmend burim preciz të informatave, e as ndonjë argumentim që të na bindë se na presin ditë të ftohta në vijim. Përdor formën “meteorologët thonë”, meteorologët e huaj paralajmërojnë”. Mirëpo, nuk e përcakton se prej ku vijnë paralajmërimet e këtilla, me cilat argumente janë mbështetur ato, cilat janë mendimet profesionale për këtë “pamje spektakolare” dhe në bazë të cilave analiza

…kjo dukuri e shkëlqyeshme ka domethënie tjetër.

Në qoftë se, janë shfrytëzuar materiale nga mediet e huaja, kjo është dashur të theksohet dhe të vendoset link.

Sa i përket përmbajtësisë së kësaj (dez)informate, është e kotë të vlerësohet. Nga aeroplani shihet se ideja e artikullit aspak nuk ka qenë që lexuesve t’u ofrojë përmbajtje kualitative, por të tërheqë sa më shumë vëmeendje. Mirëpo, numërimi i klikimeve dhe gazetaria profesionale, nuk janë njësoj!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button