Takime bilaterale me partitë, Vanhojte kërkon zgjidhje për çështjen e mediumeve

Takim të ri të grupeve punuese deri më tani nuk është caktuar prej asaj që u mbajt javën e kaluar në të cilën VMRO-DPMNE dhe LSDM dolën me qëndrime të kundërta për reformat në mediume. Të premten, lehtësuesi belg Piter Vanhojte ka pasur takime bilaterale me partitë dhe në atë drejtim pritet që të vazhdojnë aktivitetet e tij sot, sepse edhe një takim i radhës i grupeve punuese tani për tani nuk do të sjellë diçka pozitive në bisedimet, njofton Portalb.

Se çfarë është biseduar në takimet bilaterale dhe në çfarë drejtimi po rrjedhin bisedimet, nga partitë nuk zbulojnë asgjë. Vetëm se nuk ka propozim të ri, por vetëm se partitë i kanë konfirmuar qëndrimet e tyre.

Përndryshe, bisedimet e grupeve të punës të partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos sërish janë bllokuar pasi edhe në takimet dypalëshe me ndërmjetësin belg Piter Vanhojte, biseduesit i kanë përsëritur vijat e kuqe nga të cilat nuk e kanë ndërmend të largohen. Tani për tani nuk ka të caktuar takim të ri dhe nuk dihet se kur ajo do të mbahet, njofton Portalb.

Ligjin të cilin e propozoi LSDM-ja nuk është i pranueshëm as për Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa në mënyrë të shpejtë e refuzoi dhe VMRO-DPMNE. Sipas kryetarit të SHGM-së Naser Selmani, VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë bashkuar përpjekjet për të minuar propozimin për ndërmjetësi evropian Piter Vanhaute për reformimin e sistemit të mediave.

“Sidomos absurde është ideja e LSDM-së standardet profesionale dhe etike për t’i rregulluar me ligj. Gjobitje të mediave me gjoba për shkelje të standardeve profesionale nuk ka në asnjë vend demokratik. LSDM-ja u përpoq që ti shesë zgjidhjet e këqija të saja për mediumet duke i prezantuar ato si zgjidhje të ndërmjetësit. Me një manipulimi të tillë të vetëdijshëm, i dha vend makinerisë propagandistike mediatike të VMRO-DPMNE-së në mënyrë të pandërgjegjshme ta sulmojë Vanhauten. SHGM në këtë rast ishte dëm kolateral.U akuzuam se ne i kemi mbështetur propozimet e LSDM-së, pa na pyetur për qëndrim. VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë emra të ndryshëm, por ndajnë të njëjtën ideologji – të kryeshefit – thotë Selmani.

Sipas Ilija Dimovskit, një anëtar i ekipit negociues të VMRO-DPMNE-së, ky ligj është antikushtetues, jo-evropian dhe nuk e ka në asnjë vend në botë. /Portalb

LEXO: Bisedimet e grupeve të punës për mediat përsëri të bllokuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button