Dënohen me vdekje 8 anëtarë të tjerë të Vëllazërisë në Egjipt

Gjykata Ushtarake e Egjiptit ka vendosur dënim me vdekje për 8 persona të cilët njihen me mbështetjten e tyre ndaj Vëllazërisë Muslimane në këtë vend. Njëri prej të dënuarve është edhe një spiker i televizionit ”Egjipt 25 janar”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e gjyqsorit egjipitian thuhet se në çështjen në të cilën përfshihen 28 persona gjykata vendosi dërgimin e dosjeve të 8 prej tyre për në Myftininë e vendit për aprovimin e dënimit me vdekje.

Në çështjen e njohur në mediat vendase si ”Aktivitetet e Komitetit të Përparuar” janë 28 persona të arrestuar dhe 15 të cilët gjykohen të lirë. Ndërkohë gjykata pritet të mblidhet më 13 mars për të dhënë vendimin mbi 20 persoant e tjerë të kësaj çështjeje.

Emrat e perosnave të cilët i është dhënë dënim me vdekje janë si vijon; Ahmed Abdulbasıt, Abdullah Nuriddin, Ahmed Emin el-Gazali, Abdulbasır Abdurrauf, Muhammed Fevzi Abdulxhevad, Rıda Mutemid Fehmi, Ahmed Mustafa Ahmed ve Mahmud Sherif.

Ahmed Abdulbasıt është një nga spikerët e televizionit ”Egjipt 25 janar”, i mbyllur nga shteti egjiptian më 3 korrik 2015.

Ministria e Punëve të Brendshme e Egjiptit më 11 korrik duke publikuar një video deklaroi se ka zbuluar një grup kriminal të quajtur ”Aktivitetet e Komitetit të Përparuar”. Në këtë deklaratë theksohej se pjesë e grupit ishin edhe oficerë me grada të ushtrisë së këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button