Milot Rashica në “radarët” e Napolit

Shqiptarët janë në modë te Napoli. Pas Elseid Hysaj-t, kryesuesit e Serisë A po mendojnë të afrojnë një tjetër futbollist kuqezi në skuadër.

Bëhet fjalë për Milot Rashicën. 19-vjeçari cilësohet si një lojtar shumë i vlefshëm për të ardhmen. Sipas gazetës “Corriere dello Sport”, klubi po mban në vëzhgim talentin e Vitesses në Eredivisien holandeze.

Ecuria e Rashicës po studiohet nga Drejtori Sportiv i Napolit, Giuntoli. Futbollisti i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë cilësohet si një përforcim ideal për klubin italian.

Kjo për faktin se Rashica aktivizohet si sulmues krahu dhe stili i tij i lojës do të përshtatej në mënyrë perfekte me skuadrën e drejtuar nga trajneri Maurizio Sarri.

Kuotat e Milot Rashicës janë rritur në mënyrë të dukshme nga paraqitjet në gjysmën e parë të sezonit me Vitesse-n, ku lojtari i lindur në Vushtrri është shndërruar në titullar të padiskutueshëm. Ai numëron 19 ndeshje në këtë sezon, ku ka shënuar 7 rrjeta dhe është golashënuesi më i mirë i skuadrës, së bashku me gjeorgjianin Qazaishvili, shkruan SuperSport.al.

Me formën e jashtëzakonshme të shfaqur, shpejtësinë dhe teknikën, Rashica është përfshirë edhe në listën e 50 talentëve më të mëdhenj të futbollit botëror, për futbollistë deri në moshën 20-vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button