Takimet parazgjedhore me partitë maqedonase, janë të dëmshme për partitë shqiptare

Çdo interakcion është një formë pozitive e komunikimit. Edhe gjatë luftës Kroato-Serbe, të dyja palët në fabrika të veçanta i prodhonin pjesët e një tanku luftarak, i cili ishte i kontraktuar për tregun e huaj, mirëpo ky bashkëpunim realizohej në bazë të një kontrate të fuqishme, natyrisht me interesa të përbashkët, të caktuar në mënyrë të përpiktë me marëveshje paraprake.

Një takim pa një qëllim dhe marëveshje paraprake më tepër mund  të ketë implikacione negative dhe pozitive. Nuk mundet të quhet një hap i hedhur përpara vetëm me një takim të një pjese së opozitës shqiptare me një pjesë të opozitës maqedonase. Çdo takim e lëshon një mesazh. Mesazhi i takimit të LR-PDSH dhe RDK , është një mesazh jo i mirë.

Derisa Zaevi nuk dëshmon se është i ndryshëm  nga bashkëkombësi i tij Gruevski, takimet e tilla unë i quaj takime spektakolare dhe pa përmbajtje. Zaevi u takua edhe me partinë e Ostrenit, kurse këta të dy nuk e pranojnë Ostrenin si partner të koalicionit opozitar. Derisa Zaevi i ruan në konspiracion materialet komprometuese për partitë shqiptare, shqiptarët do të kishin qenë të marrë në rast se do ti besonin. Në rast se Zaevi do të kishte qenë i sinqertë me ne, ai do të gjente mënyra për të lëshuar në opinion materiale komprometuese për partitë shqiptare, të cilët besoj se nuk janë në numër të vogël. Ai na provokoi, na tregoi se ka shumë materiale, por nuk publikoi asgjë. Me rastin e montuar Monstra, dhe shumë raste të tjera mundeshte të vepron si me rastin e Martin Neshkovskit. Materialet e përgjuar për ate rast ai  dhe familjes së tij. Le t’ua jepte edhe familjarëve të akuzuarve të rastit Monstra. Zaevi deri në ditën e sotme nuk ka dëshmuar me asnjë argument se, kur janë në pyetje shqiptarët, ai ndryshon nga bashkëkombasi i tij Gruevski.

Partitë opozitare shqiptare e kanë testin e parë për ta dëshmuar pjekurinë e vetë politike. Aq sa do të bashkohen partitë opozitare, aq do ta kenë besimin e elektoratit opozitar.  Tre partitë opozitare, RDK, Besa dhe LR PDSH duhet të bashkohen duke lënë menjanë teatralizmin dhe liderizmin provincial. Vetëm me bashkimin e këtyre tre partive mundet të fillojë ndonjë ndryshim në skenën politike në vend.

Le ta dinë partzitë opozitare se nuk janë vetëm ata opozitë. Opozitë janë edhe disa qindra OJQ. Opozitë janë të gjithë ata qytetarë që nuk dalin në votime.Tre partitë opozitare, le ta gjejnë mendjen dhe të bashkohen, se  vetëm në rast se bashkohen do të krijojnë një ortek të opinionit pozitiv. Me një bashkim dhe me një platformë të shëndoshë politike  e cila mungon për momentin, ata munden ta shembin pozitën BDI-PDSH.

Koalicioni parazgjedhor i partive politike, me ato maqedonase, do të jetë vdekjeprurës për partitë shqiptare, duke marë parasysh faktin se burgjet e Maqedonisë janë përplot ma të burgosur politik. Zaevi duhet të garantojë ndryshimin e Kushtetutës, e cila është gjenerator i të gjitha krizave në vend. Duhet të garantojë se të gjithë të burgosurit për terrorizëm  do të trajtohen si të burgosur politik, të cilët pastaj do të liroheshin me një amnestim të përgjithshëm.  Nuk duhet të mbahet asnjë takim as me Zaeve dhe as  me dreqër  të tjerë, pa një KONTRATË të fuqishme politike të garantuar nga faktori ndërkombëtar. Çdo takim tjetër do të kishte qenë ekzibicionizëm dhe teatralizëm.

Partitë politike shqiptare duhet të dalin me një platformë të përbashkët politike, me një dinamikë dhe me një temporitëm për realizimin e saj, natyrisht duke i caktuar edhe vijat e kuqe. Ata së pari duhet ta bindin elektoratin e vetë se munden të bashkohen ndërmjet  veti për të mirën e të gjithë shqiptarëve.

Përpara se të takohen me Zaevin , partitë politike shqiptare duhet të kërkojnë nga ai deklaratë publike  për dënimin e politikës antishqiptare të LSDM derisa ishte në pushtet.

Shoqata e të Burgosurve Politikë Shqiptarë, u bën thirje të trija partive politike jashtëparlamentare shqiptare, RDK, LRPDSH dhe BESA, të bashkohen në rast se duan të tregojnë pjekuri politike dhe në rast se duan ta fitojnë besimin e elektoratit. Me takime teatrale dhe me komunikata interneti nuk rrezohet koalicioni i së keqes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button