Vidal do të padisë gazetarët të cilët shpifën se ka qenë i dehur

Futbollisti i Bajernit të Mynihut, Arturo Vidal, deklaroi se do të padisë të gjithë ata gazetarë të cilët kanë shpifur se ka shkuar në stërvitje të klubit në gjendje të dehur, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta gjermane “Bild” rrëfen se gjatë stërvitjes së klubit në Katar, në njërën nga stërvitjet Vidal është shfaqur në gjendje të alkoolizuar.

Gazeta thekson se trajneri Pep Guardiola, i cili në verë largohet nga Bajerni për të shkuar në Manchester City, po përballet me probleme të vogla sa i përket mbajtjes së disiplinës së lojtarëve.

Ndryshe, Vidal edhe vitin e kaluar kishte probleme të natyrës së ngjashme pasi në gjendje të dehur u përplas me veturën e tij, ofendoi policinë dhe përfundoi në spital.

Pavarësisht, Vidal ka thënë so të të padisë gazetën gjermane.

“Ky lajm është një trillim. Urdhërova avokatët të ngrejnë padi. Dua që gazetarët të përgjigjen për gënjeshtrat e shkruara. Falenderoj klubin dhe tifozët për përkrahjen që ma dhanë” tha mesfushori i Bajernit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button