Vullneti kushti i parë i suksesit

Kushti kryesor si dhe momenti kryesues dhe I parë në jetë është vullneti.Arma e parë para së cilës gjunjëzohen përtacia e mosbindja,këto sëmundje djallëzore, është vullneti.Po qe se vullnetin e përdorë në rrugën e së mirës ,atëherë mos ki frikë. Shoku I keq nuk mund të vendoset në lagjen tënde, goja e të prishurve nuk do të këndojë përballë teje, ndërsa shembujt e këqij me gjuhën e tyre plot helm nuk do të tallen me ty. Më duhet ta përsëris edhe një herë se njeriu nuk bëhet njëri me intelektin dhe dijen e tij por me vullnetin .

Dije dhe intelekt sadopak kanë edhe kafshët. Por ,vetëm vullneti me përmbajtje morale është cilësia e vetme e hallkës së fundit në zinxhirin e krijesave, gjegjësisht njeriut.Vullneti është fuqia shpirtërore që e dallon njeriun jo vetëm nga gjallesat tjera ,por edhe e ngrit në piadestalin më të lartë në mesin e njerëzve tjerë. Shiko rreth vetes dhe do të shohish se të gjithë njerëzit e ngritur në aspektin e së mirës dhe njerëz të ngritur e të dobishëm,ngritjet e tyre ia kanë borxh vullnetit të vet. Personalitete e larta në histori pozitën e tyre e kanë fituar vetëm nëpërmjet vullnetit. Ekzistojnë njerëz të shumtë që nuk kanë shum dituri, nuk mund të kuptojnë shpejtë ose nuk kanë aspak dituri,por askund nuk mund të gjesh shembull të së paku një njeriu të suksesshëm që ka vullnet të dobët.

lexo edhe:  “Like” dhe “Share” nuk ndihmon pacientët me kancer!

Kjo, për arsye se suksesi dhe ngritja janë fryte të mundit ,kurse vetë mundi është shprehje e vullnetit. Nëse mendojmë pak më thellë, vullneti nuk është vetëm kusht I suksesit në pikpamje materiale dhe shoqërore ,por është kushti parësor dhe I lumturisë. Shumica e njerëzve janë në pozitën e Nasradin Hoxhës ,I cili ka harruar se është hipur mbi gomar dhe ka filluar ta kërkojë gomarin nëpër treg. Edhe njerrëzit duke harruar se lumturia është në brendinë e tyre ,e kërkojnë atë në Kafe-bare të natës, kafene dhe në argëtime të ndryshme.

Ti mos rrëshqit në këtë greminë dhe beso se edhe fshehtësia e suksesit edhe zogu I lumturisë janë në brendinë tonë, në kafazin e artë të vullnetit tonë, vullnet I cili është burim më origjinal I fuqisë njerëzore. Lumturia nuk është thesar si arka e fshehur që mund të zbulohet me një rënie të kazermës. Ajo nuk është as shans ,as trashigim ,as lojë e fatit, as pozitë e as pasuri. Lumturia është fortifikatë e cila mund të fitohet vetëm me forcën e vullnetit dhe përpjekjes.

Nëse dëshiron të jesh I lumtur ,Alternative e vetme është të bëhesh njeriu I vullnetit të mirë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button