Doumbia huazohet në Premierligën angleze

Newcastle ka transferuar sulmuesin Seydou Doumbia në huazim nga Roma, ka bërë të ditur klubi nga St James Park.

28-vjeçari iu bashkua klubit nga Serie A në janar të vitit 2015 për 10 milionë funte. Por, ai bëri vetëm 13 paraqitje para se të huazohej te CSKA Moska, për herë të dytë.

Doumbia ka realizuar 66 gola në 108 ndeshje në ligë për klubin rus, ndërsa më parë kishte shënuar 50 herë për skuadrën nga Superliga e Zvicrës, Young Boys.

Ai është përforcimi i katërt i Newcastles gjatë afatit kalimtar të janarit pas mesfushorëve Jonjo Shelvey, Andros Toënsend dhe Henri Saivet.
Komentet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button