Tetovë, u numërohen ditët shitësve ambulantë

Në seancën e fundit të këshilllit komunal u miratua vendimi për largimin nga trotuaret të shitësve ambulantë. Ata më nuk do të vazhdojnë të shesin prodhimet e tyre nëpër trotuare, por do të zhvendosen brenda këtu në qendrën tregtare në Tetovë dhe tek stacioni i autobusëve, njofton Tv Art.

Ndërkaq, disa nga shitësit ambulantë shprehin pakënaqësinë e tyre me një vendim të tillë. Thonë se ka për t’ju kushtuar, por nuk mungojnë as ata të cilët kërkojnë nga organet kompetente vend më të përshtatshëm për shitjen e produkteve të tyre.

Siç duket për autoritetet, përfshirë këtu edhe inspektoratin e tregut, do të ketë punë. Sidoqoftë, një tregë i gjelbërt, me të gjitha nishanet është më se i nevojshëm për qytetin rrëzë Sharrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button