Treni

E nganjeherë fajsojmë edhe të tjerët, jo që na kanë bërë diçka po se na kanë bërë shumë gjëra e shumë rrallë i kthehemi të bërtiturës për t’ia përplasur një herë e mirë në fytyrë,por….pandeh të ndalon edukata dhe paisjet që të ndjellin prioritet në shoqëri e që se lë dot veten në pozitë të njejtë me ata që na bënë tradhëti. Por jeta qenka shumë e çuditshme, e të plagos, more edhe të çrrënjos disa herë deri sa të të shkund mirë, e të thotë: urdhëro, mund të udhëtosh!

Por si duket pasagjerë paska shumë, madje ske vend as ku të ulesh, e të dhëmbin këmbët, e djersët të shkojnë një pas një në shpindë….qenka vështirë apo ? Madje të gjithë të shikojnë, por askush karrigen me ty se ndan, pse mos të ka borxh njeri? E këtu më kujtohen tregimet për një njeri, që mori rrugën për në Egjipt,  e shumë far dilemash kishte për muslimanët në përgjithësi. E veçorinë e parë e pa tek një njeri, grua, e cila nxorri simitet dhe së pari u dha të tjerëve që të hanë, e asnjë kafshatë nuk e kafshoi si e parë! Po ti cçfarë miqsh zure kur u nise në këtë rrugëtim, të paktën a të shuan etjen si duhet, apo ndoshta ta shtuan edhe më shumë? Kush të ka faj, unë ?!!?

Mbase treniiI keq, e zhurma t’i pëlcet timpanet, e zemra të rrah fort, se sa ikën në një rrugë tjetër, ky tren u mbushka edhe me më shumë trupa, e për ty më shumë lot. A të zihet fryma e s’ke afër as dritaren, a të mungojnë përqafimet e ato rrahje zemre të ngrohta, që të qetësojnë….e malli të copton shpirtin, ngase je larg, e dashuria kush e di se në cilin vagon frymon!

Po për lirinë tënde a mendove vallë, apo u vërsule në tradicionalen që të thotë se kështu duhet qarë, e kështu duhet bërë çaj ! Jeta kur të dha dashurinë, a u mendove mirë apo deshe të jesh i dashtun, e mendjen se ndaje dot, se një ditë dikush do të të bëjë me lotë. Gabim, është të duash dikë që në fillim, kur liria yte zapo ka zënë fill. E në këtë tren ke filluar gjithçka të kujtosh, edhe sytë i ke plot lotë. Do qash shumë, atëherë kur vie nata, e prap mbetesh në këmbë. Mos ki merak se hëna të bën shoqëri, por a ke menduar ndonjëherë t’i përgjigjesh thirrjeve që të bëhen pesë herë në ditë? A ke menduar se jeta po të lë pa frymë, por t’i Qiellit për këto gjëra si ke treguar, pse vallë shpirtin e ke ngushtuar ?

Treni na qenka dështim, e madje nëse pak këmbët të dhëmbin të duhet ankim, kinse belatë vetëm për mu qenkan e spaska gëzim. A ke menduar se sakrifica është shpëtim ? Po ku i çove vitet, në dëfrim ? Më fal o miku im, po mundohem të bëjë një shpjegim, e që si duket nuk paska mbarim, se kjo rrugë e gjatë qenka e dhimbjet nuk paskan mbarim. Por mos harro pse kemi ardhur, a ndoshta edhe këtë gjë më duhet të ta tregoj që nç fillim ? Si do që të jetë, unë të përshëndes e ndoshta takohemi përsëri në të njejtin tren, e nëse edhe atëherë këmbët të dhëmbin, të premtoj do të të bëj pak vend !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button