Ja si duhet të përdorni maskarën e mos bëni gabime!

Këto janë disa teknika për përdorimin e drejtë të maskarës:

Vijëzim i ngushtë

Vijëzimi i ngushtë është procesi kur aplikoni eyeliner në qerpikun tuaj duke krijuar iluzionin e qerpikëve më të trasha. Këtë gjë mund ta bëni edhe pa eyeliner, vetëm prekeni butësisht kapakun e syve me maskara kur ta aplikoni në rrënjë. Fokusimi në këtë pjesë të qerpikëve i bën ato më voluminozë dhe me dredha më të mira.

Përzierja e produkteve të maskarasë

Kjo nuk nënkupton përzierjen e produkteve për të fituar një të vetëm, por përdorimin e më tepër produkteve së bashku. Aplikoni maskara për voluminim në rrënjën e qerpikut, maskara për zgjatje në skajin e qerpikut e kështu me rradhë.

Pjesa e poshtme

Jemi mësuar të besojmë se aplikimi i maskarasë në skajet e brendshme të syve do i rëndojë qerpikët poshtë. Kjo ka qenë çështje e të kaluarës, formulat e reja të peshës së vogël e kanë fundosur këtë teori. Aplikoni maskara përgjatë tërë qerpikëve, posaqërisht në pjesën e poshtme.

Qerpikë merimangë

Kjo dukuri është konsideruar si negative derisa nuk është bërë sinonim i modës së lartë dhe pamjes glamuroze, mund të krijoni qerpikë merimangë duke i pickuar qerpikët bashkë pasi të aplikoni maskara, kjo do t’i bëjë sytë të duken më të mëdhenj, më të hapur dhe më të zgjuar.

Aplikimi diagonal

Aplikimi diagonal i maskarasë do të krijojë pamje të butë dhe të gjerë. Në vend se të aplikoni maskara duke përdorur aplikimin krah për krah, provoni të çoni shkopin e maskarasë lart duke e përdorur majën për ti dhënë shtytje lartë qerpikut. Kjo do i bëjë dredhat më jetëgjata dhe do të krijojë bazë më të fortë.

Formësimi i qerpikëve

Eyeliner-ët mund të ndihmojnë formën e syve duke bërë vija që theksojnë apo ndryshojnë formën e tyre. Këtë mund ta bëni duke ndryshuar kahjen se si e aplikoni maskaranë. Po i dhatë shtytje lart nga mesi i qepallave, do i bëni sytë më të rrumbullakët. Po i dhatë shtytje në skajin e jashtëm anësor atëherë do t`i zgjatni sytë më shumë.

Brushë ventilator

Si duket, brusha me formë ventilatori mund të shpërndajë më mirë produktin, si dhe mundëson krijimin e pamjes perfekte natyrale. Mund të aplikoni maskara me brushë ventilator duke e marrë produktin me shkopin e maskarasë dhe pastaj duke e transferuar në brushën ventlator. Sigurohuni që produkti të jetë i shpërndarë barabartë në brushë, aplikoni produktin diagonalisht nga lartë- poshtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button