Abdilaqim Ademi në Llabënishtë, premton përmisimin e kushteve të shkollave

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, sot së bashku me deputetët e zonës, Ministrin e Ekonomisë, Bekim Neziri, dhe pushtetit lokal, Lirim Shabani, vizituan shkollën fillore “Murat Llabënishti”, në fshatin Llabënisht, komuna e Strugës, ku në rrjedhë është rekonstruimi i objektit, me çrast do të ndërrohen dritaret e vjetra me të reja.

Vlera e investimit është 100 mijë euro, investim nga Ministria e arsimit dhe shkencës.

“Me këtë dë të ndikohet në përmirësimin e kushteve dhe në efikasitetin energjetik, me çka dukshëm do të reduktohen edhe harxhimet për ngrohje. Ky nuk do të jetë investim i vetëm në Llabunisht, sepse për disa ditë do të fillojë ndërtimi i sallës së sportit në vlerë prej 41 milionë denarë apo 690 mijë euro.” tha ministri i arsimit dhe shkencës, Abdilaqim Ademi.

Ai potencoi që këtë vit do të instalohet edhe nxemja qendrore në objektin e shkollës fillore Haxhim Agushi në fshatin Ladorisht, të komunës së Strugës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button