Shkëndija e fortë edhe për BATE Borisov

Vazhdon seria pozitive e Shkëdijës në ndeshjet kontrolluese, pasi sot ka shënuar fitore 2:1 përballë kampiones së Bjellorusisë, BATE Borisov. Ekipi në testin më të fortë deri tani tregoi karakter dhe arriti përmbysje përballë rivalit shumë kualitativ.

Ndeshja nisi me kanosjen e Radeskit, ndërsa BATE shpejtë morri posedimin e topit dhe tentonte të tregojë autoritet në teren. Shkëndija mbrohej mirë, dukej e vendosur saktë në teren dhe me kundërsulme të shpejta disa herë u kanos të avansojë. Pasi u humbën disa raste, BATE avansoi në minutën e 19-të kur pas një harkimi nga këndi, Nemanja Milunoviq kërcen më së larti në zonë dhe me kokë shënon në rrjetë të Jovanovskit. Deri në fund të pjesës së parë Shkëndija kishte mundësi të mirë me anë të Radeskit, mirëpo u vonua në reagim dhe lejoi që portieri Soroko të pastrojë rrezikun.

Në pjesën e dytë Shkëndija u shfaq më insistuese dhe sërisht e koncentruar priste rastin për të barazuar. Pas një ore lojë një top i vjedhur në mesfushë vertikalizohet drejt Radeskit, i cili pasi hyn në zonë godet saktë për simetri në rezultat.

Këtu kundërshtari sikur dha shenja nervoze dhe Shkëndija u hodh në kërkim të shfrytëzimit të shansit për të fituar kundërshtarin e madh. Ibraimi dhe Totre nuk shënuan në minutën e 73-të, mirëpo përmirësohet gabimi në të 82-ën kur Pollozhani vjedh një top që arrin te Ibraimi, portieri ndal me faul sulmuesin e Shkëndijës, mirëpo topi arrin te Pollozhani që me qetësi përcjell topin në rrjetën e zbrazët. 2:1 do të ishte rezultati final i takimit, që sjell një fitore të madhe për Shkëndijën në aspekt të ngritjes psikike, pasi nuk duhet të harohet se bëhet fjalë vetëm për ndeshje kontrolluese.

Në këtë drejtim Shkëndija vazhdon serinë e fitoreve të nisura nga Ohër përballë Pogradecit (4:0) dhe Mlladost C.D. (4:1), ndërsa ditë më parë në Antalia u mund Ordabassy (4:1) nga Kazakistani. Nga katër takime skuadra ka po aq fitore me gol diferencë prej 14-të golave të shënuar dhe vetem 3 të pranuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button