Tek një i punësuar në INP Idrizovë është gjetur marihuanë

­ Prokuroria Publike e Shkupit ngriti procedurë kundër një mbikëqyrësi në INP Idrizovë, tek i cili dje është gjetir marihuanë, ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, edhe nëntë copë municion, njofton MIA.

Gjatë kontrollit të rregullt dhe bastisjes personale të personit të punësuar si mbikëqyrës në INP Idrizovë, dje në gjërat e tija personale është gjetir një paketim në formë topi i ngjitur me trakë ngjitëse, për të cilën gjatë ekspertizës u konstatua se bëhet fjalë për marihuanë.

Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e të dyshuarit, krahas sasisë së marihuanës, janë gjetur edhe 9 copë municion. Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Publike Themelore­Shkup dha Urdhër për ngritje të procedurës hetimore dhe gjykatësit të procedurës paraprake i parashtroi propozim për përcaktim të masës së paraburgimit. Propozimi është pranuar dhe me Vendim, të dyshuarit i është caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button