Filmi konkurrent i “Shok” në Oscars, merr dy çmime në Serbi

Mediet serbe patën raportuar se filmi kosovar “Shok” i nominuar në Oscar është një lloj provokimi i bërë nga regjisori dhe vetë lotimi kosovar.

Filmi “Ave Maria”, me regji nga Basil Khalil, ka marrë dy çmime në Festivalin Kunstendorf në Serbi, festival ky i iniciuar nga Emir Kusturica.

Filmi është në mesin e pesë konkurrentëve për kategorinë Best Action Short Film në Oscars, mes tyre edhe filmi kosovar “Shok”, “Day One”, “Everything will be okay” dhe”Stutterer”.

“Ave Maria” flet për jetën e pesë murgeshave në Palestinë, dhe ardhjen e një ushtari izraelit në qetësinë dhe paqen ku jetojnë këto murgesha. Filmi ka marrë në Serbi dy çmime në festival, ndërsa vetë regjisori ishte i pranishëm ta pranojë çmimin nga Kusturica.


“Edhe ky çmim do të na hapë rrugë të reja. Është një komedi ku tregon se njerëzit nuk e zgjedhin fenë e tyre, lindin me diçka që duhet ta pranojnë, por në film është një atmosferë kryesisht e lehtë. Nominimi në Oscar ishte diçka që nuk e kam pritur” ka thënë regjisori me të marrë çmimin.

Mediet serbe patën raportuar se filmi kosovar “Shok” i nominuar në Oscar është një lloj provokimi i bërë nga regjisori dhe vetë lotimi kosovar. / KultPlus.com 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button