Kosova me të drejtë fjale e pa të drejtë vote në Këshillin e Evropës

Edhe pse Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, delegacioni i Kuvendit të Kosovës në të ardhmen do të marrë pjesë në punën e Asamblesë Parlamentar të Këshillit të Evropës ( AP e KiE) , em të drejtë fjale epa të drejtë vote.

Në projektrezolutën e formuluar në bazë të raporti të deputetit spanjoll Augustine Conde, propozohet që të “thirret Kuvendi i Kosovës të caktojë delegacionin e vet në të cilin pos shumicës qeveritare do të ishin edhe përfaqësuesit e opozitës dhe ata të minoriteteve”, njofton vijestionline, transmeton Koha.net.

Është paralajmëruar se sivjet Kosova do të bëjë kërkesën për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Kosovën deri më tash e kanë njohur 34 nga 47 shtete që i ka Këshilli i Evropës që do të thotë se ka shumicën dy të tretave për anëtarësim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button