Berisha mund të vazhdojë aventurën e tij në Romë

Federico Marchetti është rikthyer në stërvitje me Lazion pasi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, por për gardianin italian çështja e vendit të titullarit është komplikuar.

Edhe pse arriti marrëveshjen për rinovimin, portieri kuqezi, Etrit Berisha ka arritur të tërheqë vëmendjen e trajnerit Stefano Pioli me paraqitjet e javëve të fundit. Sipas mediave italiane, Marchetti mbetet sërish i avantazhuar në këtë përballje, por Berisha ka treguar një rendiment më të mirë me 6 ndeshje në portë ku Lazio nuk ka regjistruar asnjë humbje në kampionat.

Të dielën e shkuar, portieri i lindur në Prishtinë numëroi ndeshjen numër 18 në këtë sezon, 2 më shumë se Marchetti. Kundër Chievos, përveç pritjes së 11-metërshit tregoi siguri në katërkëndësh dhe ky është momenti kur e ardhmja e tij mund të marrë një tjetër drejtim.

26-vjeçari dukej shumë pranë largimit vetëm pak javë më parë, por sipas asaj që shkruan “Gazzetta Dello Sport”, Berisha mund të vazhdojë aventurën e tij në Romë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button