Aventura e Guarinit dhe Gervinhos në Serie A duket se ka përfunduar

Mesfushori i Interit, Fredy Guarin ka dhënë pëlqimin për transferimin në Kinë me skuadrën e Shanghai Shenhua, madje sipas mediave, menjëherë pas stërvitjes ai ka përshëndetur shokët e skuadrës në “Appiano Gentile”.

Nga shitja e tij, Interi do të mbushë arkën me 13 milionë euro plus bonuset, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet pas vizitave mjekësore. Në këtë mënyrë, Guarin mbyll një cikël 4 vjeçar të karrierës së tij mes ulje-ngritjeve, duke u larguar nga Serie A pa dëshirën e tij pasi ai nuk ka arritur të jetë i vazhdueshëm me fanellën zikaltër.

Me paratë e arkëtuara nga kolumbiani, Interi do të hidhet menjëherë në sulm për Sorianon e Sampdorias, por një alternativë e mundshme është edhe Eder.

Një tjetër lojtar i Serie A që po tërhiqet nga milionat kineze është edhe afrikani i Romës, Gervinho, i cili pritet të kaloj në Hebei Fortune Footbal.

Ulja në stol e Spalletit dhe forma e dobët që po tregon sulmuesi, kanë bërë që drejtuesit t’i kërkojnë largimin për t’ia lënë stafetën argjentinasit të Genoas, Diego Perroti.

Gervinho do të marrë 5 milionë euro në vit për tre sezone, ndërsa për Romën do të shkojnë 15 milionë të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button