Van Gaal drejt shkarkimit nga Man. United

Edhe durimi e ka një fund. Drejtuesit e Manchester United tashmë kanë vendosur, Louis Van Gaal do të largohet përpara fundit të këtij muaji për ti lënë vendin e Jose Mourinhos.

Për këtë janë të bindura mediat angleze që e japin si të sigurtë largimin e holandezit dhe emërimin në krye të skuadrës të teknikut portugez.

Me Van Gaal-in në stol United i këtij sezoni ngjason më shumë me një skuadër pa busull dhe që nuk prodhon aspak lojë.

5 pikë diferencë me Tottenhamin e vendit për këtë Manchester janë shumë dhe për të mos qëndruar edhe një tjetër sezon pa Champions, ashtu si përpara dy vitesh drejtuesit e Red Devils kanë kontakuar Jose Mourinhon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button